Ajeti i Javes

Allahu xh.sh thotë:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun më një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë
Fjalë e bukur

Ebu Hanife
"Dije që vepra (të mira) ndjek dijen mu sikur gjymtyrët ndjekin syrin. Një vepër e vogël me dije është shumë më e dobishme sesa shumë vepra (të mira) me injorancë. Në shkretëtirë një furnizim i vogël me udhëzim është shumë më i nevojshëm sesa shumë frunizim pa udhëzim
Hadith i javës

Ebu Hurerja
Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha". (Muslimi)
Francë: Ndalohet bartja e ferexhës Islamike

Qeveria e Francës po e përgatit ligjin për ndaljen e përdorimit të ferexhesë islamike në hapësirat publike.
Një zëdhënës i presidentit francez, Nikolas Sarkozi, tha sot se propozimi do të paraqitet para ministrave në muajin maj. Ai thotë se “bartja e ferexhesë së plotë është shenjë e mbylljes së komunitetit në vetvete dhe refuzim i vlerave tona”.
Xhamitë në zvicër dhe roli i tyre

Mr. Rejhan Neziri
A. Sfondi historik
Depërtimi i Islamit në Zvicër shënohet të ketë ndodhur qysh para 1000 viteve, përmes maurëve berberë – muslimanë të Andaluzisë, të cilët zviceranët dhe historianët e tjerë i kanë quajtur “saracenë”. Në vitin 936 raportohet për pushtimin e dioqezës së Kurit (Chur), me ç’rast duhet të jetë shkatërruar selia e ipeshkvisë dhe një pjesë e Graubindes të ketë rënë nën sundimin e saracenëve






















